Nesër nis edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër nis edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

NULL NULL
14/08/2022

Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të fillojë të hënën më 15 gusht.

Nesër do të bëhet hapja solemne e këtij edicioni jubilar, me fillim nga ora 11 në Bibliotekën Universitare.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Punimet e këtij seminari do të zgjasin deri më 26 gusht.