Nesër nga ora 16 fillon shitja e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli NULL NULL 11.11.2019 21:10 11.11.2019 21:10 Shitja e biletave për ndeshjen me Anglinë fillon nesër me fillim nga ora 16:00. Një ditë para se të fillojë shitja e biletave, kompania që merret me menaxhimin e tyre “tiks.app” ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për tifozët. “Ju rikujtojmë se biletat online dalin në shitje nesër nga ora 16:00”, thuhet në njoftim. Tutje, “tiks. app” thekson se kërkesat për bileta janë të larta, duke cekur se vetëm 5.5 përqind të kërkuesve arrijnë të sigurojnë biletë. “Kërkesa për biletat e ndeshjeve të Kosovës është shumë e madhe. Statistikisht, vetëm 5.5 përqind të kërkesave online arrijnë të sigurojnë biletë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.