Nesër mblidhet Kuvendit, mbahet interpelancë me ministrin Murati për ndalimin e pagave NULL NULL 06.10.2022 16:22 06.10.2022 16:22 Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Në rend të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për mos ekzekutimin e pagave për grevistët, njofton Klankosova.tv. “Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet në njoftimin në e Kuvendit. Rendi i ditës 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike, 7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. 8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë. 9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021, 10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë