Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës NULL NULL 15.12.2022 21:12 15.12.2022 21:12 Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Në mbledhjen e cila do të fillojë nga ora 10:00, do të diskutohen pika të mbetura nga seancat e kaluara, dhe pikat për seancën e re. Më poshtë e keni rendin e ditës: I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022: 7. Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë 8. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021. III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022: 9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, 11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, 12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative, 13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor, 14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, 15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, 16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, 17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, 18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, 19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021, 20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, 21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021, 22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021, 23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike, 24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, 25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave, 26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, 27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, 28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, 29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. IV. Seanca plenare, e paraparë të mbahet më 12 dhjetor 2022: 1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”. V. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re: 1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 2. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 3. Pyetjet parlamentare, 4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, 5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, 6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/l-152 pёr anti dopingun, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural, 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, 11. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, 12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021. VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025