Nesër mbahet Kampionati i Parë i Kosovës në Badminton NULL NULL 07.12.2018 17:12 07.12.2018 17:12 Sporti olimpik i badmintonit ka nisur historinë edhe në Kosovë. Pas formimit të Federatës së Badmintonit në muajin tetor, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e Kampionatit të Parë të Kosovës në Badminton. Kampionati në konkurrencën individuale do të mbahet nesër, e shtunë, më 8 dhjetor 2018, në Kolegjin Universi, në Bardhosh, me fillim në orën 10:00. Pritet të marrin pjesë shtatë klube. Ceremonia solemne e hapjes zyrtare do të fillojë në orën 9:45. Themelohet Federata e Badmintonit, Profesor Jeton Nebiu kryetar https://www.youtube.com/watch?v=-4d9n-8BPdU https://www.youtube.com/watch?v=ULiuCfpppis *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.