Nesër këndohet shqip nga Vjollca Robelli-Mripa në njërën prej sallave më të njohura në botë NULL NULL 02.12.2021 23:55 02.12.2021 23:55 Këngëtarja kosovare Vjollca Robelli-Mripa do të perfomojë nesër në skenën e koncerteve “Royal Albert Hall” në Londër të Britanisë së Madhe. Kjo është njëra nga skenat më të njohura në botë. Këngëtarja ka thënë se performimi në këtë skenë është një nga ëndrrat e saj më të mëdha në karrierë. “Me datën 3 dhjetor 2021, nga ora 9:30, do të këndojmë shqip në ‘Royal Albert Hall’. Për mua është një përgjegjësi e madhe drejt promovimit të kulturës dhe muzikës shqipe, në një nga hapësirat ku kualiteti i muzikës është në nivelin më të larë botëror. Gëzuar dhe uroj të shihemi aty!”,ka thënë Robelli-Mripa në rrjetin social Facebook. Ajo ka bërë të ditur se të gjitha biletat për koncertin janë shitur, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 15 orë më parë