Nesër inaugurohet linja Interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër inaugurohet linja Interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë

NULL NULL
16/12/2015

Nesër do të inaugurohet Projekti “Rregullimi Sekondar Frekuencë-Fuqi Kosovë-Shqipëri’’ dhe përfundimi i punimeve në Linjën Interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë.

Ceremonia solemne do të  mbahet në Nënstacionin 400/220 kV Kosova B, në Kastriot me fillim nga ora 15:00.

Të pranishëm në do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga sektori i energjisë në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton Klan Kosova.