Nesër i jepet lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër i jepet lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj

NULL NULL
29/06/2022

Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për KlanKosova.tv, e ka bërë të ditur këtë duke shtuar se trupi i tij është kremuar në Meksikë dhe se ashtu do të varroset në vendlindje.

Latifi ka shpërndarë edhe një njoftim në Facebook, në të cilin ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00 e datës 30 qershor.

Në nder të poetit të vdekur do të mbahet edhe mbledhje komemorative si dhe orë poetike, njofton KlanKosova.tv.

Bajraj ka ndërruar jetë më 22 qershor të këtij viti.

No description available.