Nesër hapet kopshti zoologjik në Shkup NULL NULL 25.05.2020 14:41 25.05.2020 14:41 Prej ditës së nesërme, me fillim nga ora 09:00, kopshti zoologjik i Shkupit do të rihapet sërish. Për shkak të situatës me Covid-19, do të ketë protokoll të ri për lëvizje. Vizitorët do të duhet të mbajnë maskë ose shall dhe do të duhet të presin radhë në distancë prej 1.5 m. Ndalohet rreptësisht ushqyerja e kafshëve dhe afrimi me kafshët. Mbeturinat duhet të hidhen në koshat e plehrave. Do të jenë jashtë përdorimit lojërat për fëmijë. Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, në mënyrë që të mos krijohen turma./Alsat *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.