Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër dyluftim kampionësh – Xhoxhaj bokson kundër Alievit

NULL NULL
06.06.2025 22:03

Boksieri nga Kosova, Labinot Xhoxhaj, i cili është kampion aktual evropian i peshave të rënda në EBU, do të ngjitet nesër në ring ku do të luftojë me Mouard Aliev, i cili është kampion ndërkombëtar në WBC.

Xhoxhaj ka 20 fitore, ku 16 prej tyre i ka me nokaut, nuk ka asnjë humbje dhe shënon vetëm një barazim, teksa Aliev ka 13 fitore, ku 10 prej tyre janë me nokaut.

Përballja do të zhvillohet në palestrën “Universum” në Hamburg të Gjermanisë, ku Xhoxhaj ka luftuar në Gjermani, Kosovë dhe Zvicër.

32-vjeçari ka fituar ndaj boksierit të njohur Tamas Lodi, megjithëse ndeshja me Milosav Saviq përfundoi me barazim, shkruan WBCBOXING, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Aliev ka qenë një boksier i dalluar amator që përfaqësoi Francën në Lojërat Olimpike të vitit 2021. Që prej kalimit në boksin profesionist, ai ka zhvilluar kryesisht ndeshje në Gjermani.

29-vjeçari ka arritur fitore ndaj Yakup Saglam, Evgenios Lazaridis, dhe së fundmi ndaj David Brito.

Të premten, të dy boksierët demonstruan formë të shkëlqyer gjatë ceremonisë zyrtare të peshimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.