Nesër derbi shqiptar në Ligën Ballkanike - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër derbi shqiptar në Ligën Ballkanike

NULL NULL
13/01/2020

Të martën do të zhvillohet derbi shqiptar në Ligën Ballkanike ndërmjet Vllanizë së Shkodrës dhe Pejës.

Vllaznia ka një fitore dhe katër humbje deri më tani, kurse pejanët kanë tri fitore dhe tri humbje.

Verdhezinjtë kanë bërë disa përforcime për stinorin pranveror, ku transferimi më i madh pa dyshim mbetet Dardan Berisha, por edhe me disa lojtarë tjerë në mënyrë që të arrijnë synimet që kanë.

Në sfidën e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte triumfuar Peja në ‘Karagaçi’ me rezultat 78:67.

Ndeshja në Shkodër do të zhvillohet më 14 janar nga ora 18:00.