Nesër asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania NULL NULL 15.07.2020 00:25 15.07.2020 00:25 Punimet në rrugët e kryeqytetit janë duke vazhduar tash e një kohë. Mirëpo rruga “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania është drejtë përfundimit të punimeve, kjo pasi nesër i bëhet asfaltimi, njofton Klan Kosova Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve nese gjatë kësaj kohe dhe nesër do të kenë vështirësi në komunikacion. “Punimet janë drejt përfundimit pasi nesër do të asfaltohet rruga që përshkon lagjen Dardania rreth e rrotull, asfaltimi fillon nga bulevardi “Bill Clinton” deri tek objekti i Elektro Kosovës dhe rrugët anësore nëpër lagje”. “Kjo rrugë do të bëhet me shtigjet për biçikleta, këndin për mbeturina – do të bëhet lagjja më e bukur e Prishtinës që do të përcillet si shembull edhe për lagjet tjera”. Pacolli në Edicionin Special në Klan Kosova foli edhe për rrugët tjera që u janë nënshtruar ndërhyrjeve infrastrukturore. “Gjatë javës do të asfaltohet rruga “Gazmend Zajmi” dhe një rrugë tjetër që është vazhdimësi e saj dhe mund të them se janë në përfundim e sipër pasi edhe instalimet nëntokësore janë përfunduar”. “Brenda muajit do të përfundojnë të gjitha rrugët që janë në punim e sipër”, deklaroi Pacolli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë