23:08, 5 Prill 2020

Në Kosovë janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nëse kjo situatë e bllokimit vazhdon kështu, mund të kërkohet nga futbollistët që t’u zbriten pagat për 50 për-qind.

Në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ai ka thënë se pastaj iu mbetet futbollistëve që të diskutojnë me klubet e tyre nëse pjesa tjetër do të rimburosohet më vonë.

“Klubet kanë kërkesa dhe ne nuk mund t’i përmbushim të gjitha ato – kjo është e kuptueshme. Endi jemi në fazën e planifikuar dhe dihet se Federata do të ndihmojë aq sa ka mundësi, sa për ekzistencë”.

Ademi e ka cilësuar si gjë të mirë faktin që Qeveria i ka ndarë 5 milionë euro për kulturën dhe sportin në Pakon Emergjente.

“Ne jemi duke folur edhe me përfaqësues nga UEFA dhe nëse pranojnë – që fillimisht kontratat e shumë futbollistëve janë deri në qershor dhe nëse kampionati shtyhet për disa javë mbrapa – do të mundohemi që kontratat të shtyhen për aq kohë derisa të përfundojë kampionati”.

“Ne mund t’i lusim futbollistët që t’i ulin pagat për 50 për-qind siç ka bërë e gjithë bota. Atyre u mbetet që të diskutojnë me klubet e tyre nëse pjesa tjetër do të rimbursohet më vonë. Do të mundohemi ta bëjmë më të mirën e mundshme”.

“Fati i mirë është se asnjë punëtorë apo futbollistë nuk e kemi të prekur nga ky virus”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë