Nëse doni të jetoni më gjatë, puthuni më shumë NULL NULL 27.10.2024 14:22 27.10.2024 14:22 Foto ilustruese Një puthje e mirë çdo ditë e mban doktorin larg – ndonëse kjo mund t’ju duket si ekzagjerim, faktikisht është e vërtetë. Puthja sjell shumë përfitime, madje ndihmon të jetoni më gjatë e më shëndetshëm. Puthja i lehtëson alergjitë Siç duket, një sesion puthje 30-minutësh ju ndihmon t’i reduktoni simptomat e alergjive që shkaktohen nga poleni apo pluhuri. Puthja e largon stresin Nëse shpesh ndiheni të stresuar, puthja është aktiviteti i përsosur për ta larguar këtë ndjenjë. Puthja djegë kalori Puthja mund t’ju ndihmojë t’i digjni deri në 120 kalori për një orë. Normalisht se ky aktivitet nuk i zëvendëson ushtrimet fizike, por sigurisht se nuk keni nevojë të brengoseni nëse keni ngrënë pak ëmbëlsirë pas darke. Puthja ju bën të dukeni më të ri Një puthje e mirë përfshin shumë muskuj të aktivizuar. Tonifikimi i këtyre muskujve duke u puthur ju ndihmon t’i largoni rrudhat dhe ta ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës, e posaçërisht afër mollëzave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.