Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëse Bayern me Coutinhon fiton Championsin, Barcelona humb 5 milionë euro

NULL NULL
15.08.2020 12:37

Skuadra e Barcelonës mund t’ia sheh sherrin edhe më tutje skuadrës së Bayern Munchen, pas humbjes 8:2 dje në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Siç bën të ditur gazetari Rafel Hernandez në llogarinë e tij në Twitter, Barcelona do të detyrohet t’i paguajë 5 milionë euro skuadrës së Liverpoolit, në rast se futbollisti Philippe Coutinho fiton Ligën e Kampionëve te Bayern Munchen ku po luan si i huazuar, transmeton Klan Kosova.

E gjitha kjo falë marrëveshjes së bërë në vitin 2018, kur braziliani kompletoi kalimin nga ‘Anfield’ në ‘Camp Nou’.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.