Lajmet e fundit

Nepali ka intensifikuar përpjekjet për shpëtimin e qindra personave të bllokuar brenda tuneleve të projekteve hidroenergjetike, përfshirë atë të Trishuli-3A, pas përmbytjeve të menjëhershme të së mërkurës.
Ekipet e shpëtimit, përfshirë ekspertë nga Kina dhe India, po përpiqen të kontaktojnë me personat e bllokuar, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga brenda tunelit.
Nga rreth 2 mijë e 500 personat e raportuar të zhdukur në Nepal, besohet se qindra janë punonjës të projekteve hidroenergjetike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Përmbytjet kanë shkaktuar një katastrofë të rëndë, me të paktën 794 viktima dhe mbi 2,500 persona të raportuar të zhdukur, sipas zyrtarëve lokalë.
Ndërkohë, në Tibet, autoritetet kanë raportuar 16 viktima dhe 546 persona të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po përballen me vështirësi të mëdha në gjetjen e të mbijetuarve.