Nëntë viktima femra nën moshën 18 vjeçare pre e trafikimit për gjashtë muaj (VIDEO)

Nëntë viktima femra nën moshën 18 vjeçare pre e trafikimit për gjashtë muaj (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

30 korriku njihet ndryshe si Dita Botërore kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, kjo datë zakonisht shënohet me aktivitetet të ndyrshme në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimin i atyre që mund të jenë pre e trafikimit.

Riza Murati, Drejtor për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në një intervistë për Sytë Shtatë në Klan Kosova tha se vajzat dhe gratë janë targeti më i madh i trafikimit.

Vetën në 6 mujorin e parë të këtij viti janë shënuar 9 viktima femra, të gjitha nën moshën 18 vjeçare në Kosovë.

“Kryesisht janë moshat e reja, në Kosovë ka fillu të kaloj 50 përqindëshin e vajzave të cilat janë nën moshën 18 vjeçare si target për të qenë viktim e trafikimit, viktim e trafikimit mund të jetë çdo kush por kryesisht viktimat vijnë nga ato familje dhe  vende që kanë problematika, ku ka dhunë në familje, ku ka mos kujdes të duhur në familje dhe ku nevojat e tyre në aspektin social ekonomik janë të mëdhaja dhe lehtë mund të bijnë pre e mashtrimit për të qenë viktima e trafikimit”.

Sipas Muratit, kjo ditë Kosovën e gjen  të përgatitur në këtë drejtim.

“Institucionet e Kosovës kanë marrë masa me kohë në përgatitjen e saj në aspektin ligjor dhe organizativ dhe në jemi të përgatitur si çdo vend tjetër të ballafaqohemi me këtë situate dhe po mendojmë se do të ja dalim dhe rezultatete që kemi si në parandalim si në luftim të saj dëshmojnë se në jemi të përgatitur të ballafaqohemi me këtë situatë e cila është një diçka e keqe që e ka kaplu gjithë globin por megjithatë institucionet po bëjnë më të mirën të mundshme që ti dalin ballë kësaj situate dhe të ofrojnë siguri për qytetarët.

Tutje, ai tha se viktimat nuk duhet të stigmatizohen dhe të gjykohen nga shoqëria vetëm pse ato kanë qenë pre e trafikimit pa dëshirën e tyre.