Nëntë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri NULL NULL 24.05.2020 12:50 24.05.2020 12:50 SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images) Nëntë raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Shpërndarja gjeografike e rasteve është: Pesë raste në Tiranë, tre në Durrës dhe një në Shkodër. Të shëruar janë gjashtë qytetarë. 177 raste aktive janë gjithsej në vend. Ndërkohë që dje në vend ndërroi jetë në spitalin infektiv një 64-vjeçare, e cila vuante nga limfoma e trurit. Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet: Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Pas më shumë se tre javësh pa humbje jete nga COVID-19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë. Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa katër prej tyre janë në terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë nëntë raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: pesë raste në Tiranë, tre në Durrës dhe një në Shkodër. Të shëruar janë gjashtë qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79 për qind janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID-19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID-19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër: 0800 40-40. COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020) Testime totale 14 mijë e 605 Testime molekulare 13 mijë e 279 Testime serologjike 1 mijë e 326 Raste pozitive 998 Raste të shëruara 789 Raste Aktive 177 Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës gjashtë, Fier tre, Vlorë një, Shkodër dy, Kukës një) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 60; Durrës 53; Krujë 27; Shkodër 11; Berat 10; Kamëz nëntë; Fier katër; *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.