Nëntë persona vdesin nga përplasja e dy helikopterëve në ShBA NULL NULL 30.03.2023 16:10 30.03.2023 16:10 Nëntë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane u rrëzuan mbrëmjen e së mërkurës në shtetin e Kentucky, raportojnë mediat amerikane. Guvernatori i shtetit, Andy Beshear, tha se përplasja ishte “lajm i vështirë” dhe paralajmëroi për viktima. Dy helikopterë HH-60 Blackhawk me Divizionin 101 Ajror (Air Assault) u rrëzuan në Trigg County, Kentucky, rreth orës 22:00 të mërkurën, sipas një deklarate nga Fort Campbell. Anëtarët e ekuipazhit po fluturonin “gjatë një misioni stërvitje rutinë kur ndodhi incidenti, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Qarku Trigg ndodhet në veri të kufirit shtetëror Kentucky-Tennessee.
Kosova Lago takohet me Bislimin e Muratin, diskutojnë për marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë nga Emanuell SYLA 15/04/2023