Nëntë barrikada në veri, policia: Dy pikat kufitare po mbahen të mbyllura nga grupet kriminale NULL NULL 19.12.2022 16:37 19.12.2022 16:37 Situata në veri po vazhdon të jetë e njëjtë që nga 10 dhjetori kur edhe u vendos barrikada e parë. Kjo pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryer sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ndërkaq për më tepër se një javë në Jarinje dhe Bërnjak janë vendosur nëntë barrikada. Policia thotë se grupet kriminale po i mbajnë të mbyllura këto rrugë. “Që nga vendosja e nëntë (9) barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim”. “Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier pyetet nga BBC nëse Serbia është pas sulmit: Sulmuesit serbë nuk i siguruan armët vetë 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 21 orë më parë