Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në NULL NULL nga Endrit Zogaj 28.02.2023 15:47 nga Endrit Zogaj 28.02.2023 15:47 Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të martën e kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit. Memorandumi është nënshkruar nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Presidenti Saraçini ka falënderuar ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin shumë korrekt. Memorandumi përcakton shumën e përkrahjes ndaj Federatës së Hendbollit nga buxheti i shtetit. Përkrahja bëhet në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë, pas xhudos dhe futbollit.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months