Nënshkruhet marrëveshja financiare për ndërtimin e autostradës që lidh Nishin me Prishtinën NULL NULL 15.09.2020 20:30 15.09.2020 20:30 Pas nënshkrimi të Marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, në Washington në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. E sot u nënshkruan edhe Letrat e Interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë. Letrat financiare u nënshkruan nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adam Boehler dhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed, për financimin e projektit që parashihet të lidhë Nishin dhe Prishtinën. Boehler deklaroi se projekti do të jetë simbol i marrëdhënies së re mes Kosovës e Serbisë. “Autostrada e Paqes do të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin dhe Prishtinën. Ai do të shërbejë gjithashtu si një simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re, transformuese midis këtyre vendeve fqinje”. Ai shtoi se “DFC, në partneritet me EXIM, janë angazhuar për avancimin e këtij procesi paqësor duke investuar në projekte që krijojnë vende pune dhe sjellin përfitime të qëndrueshme ekonomike për të dy vendet”. Kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed tha se projekti në fjalë është hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Beogradit. “Autostrada e Paqes është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ekonomik midis Beogradit dhe Prishtinës dhe unë përgëzoj punën e Presidentit Trump dhe të gjithë administratës mbi këtë marrëveshje historike”. Po ashtu u bë e ditur se këto dy institucione në fund të këtij muaji planifikojnë të dërgojnë delegacione në Beograd dhe Prishtinë për të çuar përpara punën në Autostradën e Paqes dhe projekte të tjera. Following the historic #EconomicNormalization agreement signed by #Serbia and #Kosovo, @AdamUSDFC and @EximBankUS Chairman Kimberly Reed signed LOIs today with Serbia and Kosovo to help finance construction of The Peace Highway. More details ➡️ https://t.co/3RLy5DCxDh pic.twitter.com/R1RtW3JrrK — DFCgov (@DFCgov) September 15, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024