Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës NULL NULL 30.01.2023 17:59 30.01.2023 17:59 Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, e cila tha se këtë marrëveshje e nënshkruan bashkë me ambasadorin matematicien, Qëndrim Gashin, përcjell Klankosova.tv. “Po na presin shumë aktivitete që e rrisin dëshirën për të mësuar matematikën. Me Ambasadorin matematicien Qëndrim Gashi, e nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës. Përderisa po flasim që profesionet e së ardhmes janë në STEM, matematika është e domosdoshme për të qenë pjesë e të ardhmes”, ka shkruar Musmurati.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023