Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maltës NULL NULL 30.01.2023 16:56 30.01.2023 16:56 Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar, e kanë nënshkruar ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet pesë vjetët e ardhshëm. “Sot, përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar nënshkruan ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Mes gjërave që mundëson ky dokument janë edhe shkëmbimi i informacioneve relevante mes këtyre dy ministrive, ai i diplomatëve, thellimi i bashkëpunimit në edukim profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile. “Ky dokument mundëson: Shkëmbimim e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre, thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile, afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT; bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”. “Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre”.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months