Nënshkruhet dekreti për heqjen e kufizimeve të udhëtimit në Itali

Nënshkruhet dekreti për heqjen e kufizimeve të udhëtimit në Itali

NULL NULL
6 muaj më parë

Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret i cili do të lejojë udhëtimin brenda dhe jashtë vendit nga data 3 qershor, kjo për shkak se masat e bllokimit nga koronavirusi janë duke u lehtësuar atje.

Udhëtimi do të lejohet në disa zona që kanë qenë për javë me radhë të bllokuara për qarkullim.

Kjo masë shënon një hap të madh në përpjekjet e Italisë për të rihapur ekonominë e saj pas bllokimit.

Italia ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve në botë, por shkalla e infeksionit të saj ka rënë ndjeshëm ditët e fundit.

Më shumë se 31.600 njerëz kanë vdekur nga virusin, shifra e tretë më e lartë pas SHBA-së.