Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës është shpallur i konstituuar me katër nënkryetarë, ndërsa Vlora Çitaku e PDK-së nuk u hodh fare në votim.
Kryesia u plotësua me Ardian Golën, Kujtim Shalën, Emilja Rexhepin dhe Tanja Vujoviqin.
Vetëvendosje, e cila në seancën e së premtes kishte refuzuar ta votonte Çitakun, të dielën deklaroi se është e gatshme ta votojë nëse PDK-ja e ripropozon.
Ndërkohë, LDK-ja ndryshoi qëndrimin për zgjedhjen e Kujtim Shalës, deputetja Jehona Lushaku-Sadriu tha se situata politike tashmë është ndryshe.
Pas votimit të Shalës nga VV-ja, Hekuran Murati tha se pret reflektim edhe nga deputetët e LDK-së për votimin e presidentit.
Pas konstituimit të Kuvendit, u votua edhe Qeveria Kurti 4.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: