Nënkryetarja e VV-së: Nga PAN-i te PLAN-i NULL NULL 02.04.2020 15:30 02.04.2020 15:30 Presidenti Hashim Thaçi, sot i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti për të propozuar një kadidat të ri për formimin e Qeverisë, transmeton Klan Kosova. Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas kësaj duke thënë se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetën. “Nga PAN-i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në rrjetin social Facebook. Nga Lëvizja Vetëvendsoje kanë deklaruar se duhet vendi të shkojë në zgjedhje të reja pasi të përfundoi pandemia Covid-19. Qeveria Kurti është rrëzuar më 25 mars nga Kuvendi i Kosovës pasi kanë votuar mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka koalicion qeverisës me VV-në. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 48 minuta më parë