16:52, 25 Maj 2020

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi ku e ka quajtur kryeministrin në detyrë Albin Kurti, uzurpues.

Mulhaxha-Kollçaku tha se Kurti në dy palë zgjedhje ishte njeriu më i votuar në Kosovë.

“Po quan uzurpues Njeriun që në dy palë zgjedhjet e fundit ishte politikani më i votuar!!!!! Po quan uzurpues Kryetarin e subjektit më të votuar në dy palë zgjedhjet e fundit!!!!! Po quan uzurpues Kryeministrin më kompetent, që po gëzon përkrahjen më të madhe qytetare si asnjë deri tani, e që po dëshmohet nga dita në ditë”.

Numri dy i VV-së shtoi se grabitja e pushtetit në kohë pandemie nuk i bën nder askujt.

Shkrimi i plotë:

Konkurs Pune

Lexo më shumë