14:56, 27 Maj 2020

Nënkryetari për Komunitete i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së fotografit Bujar Gashi bërë në storien “Të jetosh e vetme në Vaganesh të Kamenicës” të publikuar më datën 19 maj në emisionin e mëngjesit “Ora 7” të Klan Kosovës.

“Storja fillon në Manastirin e Moqares, i njohur si Manastir Ubozhac, ku fotografi shprehet që ky manastir pretendohet të jetë shqiptar. Tutje, storja vazhdon në kishën e Vaganeshit ku gjithashtu fotografi pretendon që kisha është shqiptare. Duke u nisur nga historia e vonshme e Kosovës ku etnitetet e përmendura kanë kaluar nëpër një periudhë të vështirë, dhe problemet që vazhdojnë ende në raport me shikim e historisë, ne shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë në lidhje me mënyrën e trajtimit të kësaj teme”, thuhet në reagimin e tij.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Bojan Stamenkoviqit, nënkryetar për Komunitete i Komunës së Kamenicës:

Po ju drejtohem me këtë shkresë në lidhje me emisionin e datës 19.05.2020 i transmetuar në Televizionin Klan Kosova në emisionin Ora 7. Emisioni në fjalë prezantoi një tregim të fotografit z. Bujar Gashi i cili flet për disa tema brenda storje. Ky tregim është i realizuar në Komunën e Kamenicës ku unë jam Nënkryetar për Komunitete. Storja fillon në Manastirin e Moqares, i njohur si Manastir Ubozhac, ku fotografi shprehet që ky manastir pretendohet të jetë shqiptar. Tutje, storja vazhdon në kishën e Vaganeshit ku gjithashtu fotografi pretendon që kisha është shqiptare. Duke u nisur nga historia e vonshme e Kosovës ku etnitetet e përmendura kanë kaluar nëpër një periudhë të vështirë, dhe problemet që vazhdojnë ende në raport me shikim e historisë, ne shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë në lidhje me mënyrën e trajtimit të kësaj teme. Është obligim i gazetarit të ketë parasysh kontekstin hapësinor dhe kohor kur trajton tema të caktuara dhe në këtë rast ka një huqje të madhe e cila rezulton me lëndimin e një pjese të madhe të komunitetit sërb i cili jeton në Kamenicë. Unë, si Nënkryetar dhe përfaqësues i këtij komuniteti e kam të pashmangshme reagimin ndaj informatave të plasuara. Të bashkëngjitur me këtë email janë edhe dokumentet kadastrale dhe dokumente të tjera që informojnë se ky manastir dhe kjo kishë i përket Kishës Ortodokse Sërbe. Ju lus që të merrni parasysh ankesën tonë ndaj këtij shtrembërimi të informatave dhe që në të ardhmen të ketë një raportim më të drejtë që e merr parasysh kontekstin dhe sentimentin lokal sidomos ndaj temave të ndjeshme sic është feja. Ne jemi të gatshëm gjithëherë – sic kemi qenë edhe në të kaluarën – të ofrojmë informata apo ndihmë rreth realizimit të storjeve gazetareske të cilat do ta paraqesin situatën reale dhe do të kenë kujdes ndaj trajtimit të temave historike. Duke shpresuar në realizimin e kërkesave tona, kërkojmë nga ju që ta trajtoni reagimin tonë me seriozitet në mënyrë që bashkëpunimi jonë në të ardhmen të jetë edhe më i mirë nga c’ka qenë në të kaluarën.

Storien e gjeni në linkun e mëposhtëm:

Konkurs Pune

Lexo më shumë