13:38, 2 Qershor 2020

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, ka thënë se dy minatorët kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut në galerinë e pestë në minierë.

Ymeri në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se bashkë me kryetarin e Novobërdës, zjarrfikësit dhe ambulancën kanë arritur në vendin e ngjarjes.

“Kjo ngjarje e rëndë që na ka nodhur, na tronditi shumë. Megjithatë ne duhet të mobiliziohemi në oborrin e minierës këtu ku ndodhemi për momentin”.

“Miniera e Artanës, ka qenë vazhdimisht e sigurt, sepse ne raste të rënda të kësaj natyre nuk kemi pasë ende deri tash. Minatorët që kanë qenë duke punuar, me kolegët e tyre që kanë humbur jetën, tregojnë që nuk është e vështirë me mbërri deri te vendi i ngjarjes, por sasia e dheut që i ka zënë minatorët është e madhe”.

Sipas Ymerit, duhet hyrë me ekipe më të specializuara për ta larguar dheun.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë