Nënkryetari i Gjilanit: Mos bini pre e njerëzve të porositur, po i mbështesim të gjitha familjet në nevojë NULL NULL 02.04.2020 16:18 02.04.2020 16:18 Nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e njerëzve të porositur që, sipas tij, po krijojnë situata tendencioze, duke deklaruar se komuna nuk po ju ndihmon njëlloj familjeve në nevojë. “Kërkojmë nga të gjithë individët që krijojnë situata në publik që të gjitha rastet t’i adresoni tek ne dhe jo të vazhdoni të bëni politika ditore me to, sepse nuk është e ndershme dhe as etike të luani me ndjenjat e skamnorëve. Në të gjitha rastet e publikuara nga ju, ne i kemi edhe në listat tona ku të gjitha këto familje janë kontaktuar dhe po vazhdojnë që të ndihmohen”. Ai ka theksuar se së bashku me të gjithë akterët komunalë, në qytet dhe fshatra, po punohet në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve në nevojë. “Ne si Shtab Emergjent po punojmë jashtëzakonisht shumë dhe pa u ndalur në funksion të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, veçanërisht rasteve në nevojë. Edhe për sa i përket shpërndarjes së ndihmave, ne i kemi të gjitha listat e gjendjes sociale të familjeve në nevojë”. “Po ashtu jemi në kontakte direkte me kryetarët e këshilleve të fshatrave dhe kryetarët e lagjeve të qytetit dhe është duke u bërë shumë punë e madhe organizative në këtë drejtim për t’i përfshirë të gjitha familjet në nevojë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë