Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nenad Arsiq dënohet me 6 vjet burgim

NULL NULL
24.12.2020 14:08

I akuzuari për krime lufte, Nenad Arsiq, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku është dënuar me 6 vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile, njofton Klan Kosova.

Arsiq akuzohet për torturimin e dy civilëve shqiptarë me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe në 1999 në lagjen Emshir të Prishtinës, pasi dyshohet se i rrahu ata, duke i detyruar të pinin alkool dhe të këndonin këngë patriotike serbe.

Ndryshe Nenad Arsiq nga Çaglavica është arrestuar më 22 tetor në Merdare, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.