Nëna vjedh majmunin për shkak të vajzës së saj NULL NULL 11/08/2015 11/08/2015 Në Shkup vidhet shumëçka, por mbase për here të parë ka ndodhur vjedhja e një majmuni nga kopshti zoologjik i kryeqytetit të Maqedonisë. Mediat thonë se autore e vjedhjes është një nënë 26-vjeçare nga Kavadari, e cila ka pohuar se vajza e saj ka qarë aq shumë pas majmunit, sa asaj nuk i ka mbetur rrugë tjetër përpos ta vjedhë atë për të qetësuar të bijën. Sipas mediave, për të realizuar vjedhjen, nëna ka kërkuar ndihmën e një miku të saj. Të dy bashkë ata kanë shkuar në Shkup për ta vjedhur majmunin e quajtur Lluka. Pasi kanë prerë rrethinën e kafazit, ata e kanë marrë kafshën dhe e kanë futur në një qese të zezë. Jashtë kopshtit zoologjik i ka pritur një taksi, me të cilën menjëherë janë nisur në drejtim të Kavadarit. Por policia i ka pritur në hyrje të këtij qyteti dhe i ka arrestuar para se nëna e kujdesshme të arrinte t’ia çonte majmunin vajzës së vet. Nënën në fjalë dhe mikun i saj tani i pretë akuza për vjedhje të rëndë. “Fat për këtë nënë që vajza e saj nuk ka qarë pas ndonjë luani apo elefanti, sepse pasojat do të kishin qenë shumë më të rënda”, kanë komentuar disa media maqedonase.
Kosova Konfirmohet aktakuza ndaj Myhater Haskukës dhe tre ish-deputetëve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend 3 minuta më parë