“Nëna Terezë” ndihmon një familje të shpërngulur nga Maqedonia - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nëna Terezë” ndihmon një familje të shpërngulur nga Maqedonia

NULL NULL
12/05/2015
Gjatë ditës së sotme, Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” ka shpërndarë disa ndihma për familjen Osmani, nga Malina e Maqedonisë e cila është shpërngulur në fshatin Letnicë, Viti, për shkak të gjendjes momentale që mbizotëron në vendin e tyre.

Koordinatori i Shoqatës Nëna Terezë në Viti, Halit Alidema, ka treguar se për familjen Osmani, shoqata ka ndihmuar me gjërat elementare për jetesë.

Ndërsa drejtori i Shoqatës Nëna Terezë, Zef Shala, ka shpjeguar se mbështetja e familjeve nevojtare është misioni kyç i Shoqatës.

“Fillimisht, ne shprehim pikëllim të thellë për situatën momentale në Maqedoni, andaj, Shoqata Nëna Terezë do të mundohet që t’iu ndihmojë rasteve të tilla si familja Osmani. Është e rëndësishme për të përkujtuar se të gjithë ne duhet të tregojmë mirësi për të mbrojtur motrat dhe vëllezërit tanë, pasi që vetëm duke bashkuar duart në baza solidariteti, ne mund të jemi afër atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë”, citohet të jetë shprehur Shala.

Shoqata Nëna Terezë mbështet për çdo vit mbi 6000 familje përmes programeve të ndryshme.