Nëna shpëton patën nga shqiponja duke mbajtur fëmijën në gji (FOTO) NULL NULL 29/06/2022 29/06/2022 Cait Oakley është cilësuar si heroinë pasi videoja e shpëtimit të saj të guximshëm të patës Frankie u bë virale. Nëna e tre fëmijëve u kap nga një kamerë sigurie të aktivizuar jashtë shtëpisë së saj teksa nxitoi për ta shpëtuar Frankie pasi pa një shqiponjë duke e sulmuar atë jashtë oborrit të shtëpisë në North Sannich, Kanada. Përplasja me shqiponjën u zhvillua me Cait që u përpoq të shmangte shqiponjën dhe duke mbajtur ende fëmijën e saj katërmuajsh në gji. Shqiponja mund të shihet duke kapur patën nga qafa dhe duke e tërhequr zvarrë në tokë ndërsa Cait dëgjohet duke bërtitur në sfond. Pastaj Cait, e veshur vetëm me brekët e bashkëshortit të saj, vrapon drejt shqiponjës, duke e larguar nga Frankie, transmeton Klankosova.tv.
Kosova Vjehrri e rrah renë në Prishtinë, ai lirohet e ajo me fëmijët dërgohet në strehimore 9 minuta më parë
Kosova Kryeministri Kurti takon drejtuesit e fondacionit BESA, flasin për sistemin dual të arsimit 11 minuta më parë