Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëna nga Luiziana akuzohet se ndihmoi të bijtë të largohen nga shteti pasi kryen vrasje të trefishtë

NULL NULL
11.06.2021 10:42

Një nënë në  Luiziana të Amerikës po akuzohet se ka ndihmuar dy djemtë e saj të largohen nga shteti pas vrasjes së trefishtë.

Hetuesit besojnë se fëmijët e saj janë midis atyre që dyshohet se hapën zjarr në një kompleks apartamentesh në Baton Rouge.

E dyshuara akuzohet se ka ndihmuar dy djemtë e saj të largohen nga shteti dhe të shmangin zbatimin e ligjit pasi ata dyshohet se morën pjesë në një sulm me të shtëna në një kompleks apartamenti në Baton Rouge në Ditën Përkujtimore që la tre njerëz të vdekur, duke përfshirë një fëmijë të vogël.

Të enjten, Departamenti i Policisë në Baton Rouge njoftoi arrestimet e fëmijëve të saj – David Williams, 19 vjeç dhe vëllait të tij 15-vjeçar. Fox Newas po mban të fshehur emrin e të dyshuarit më të ri sepse ai është i mitur.

Zyrtarët thanë se të shtënat ndodhën pasi të dyshuarit u përleshën me dy meshkuj të cilët ishin ulur në disa karrige pranë një pishine, sipas policisë.

Autoritetet thanë se dy viktima, Dewayne Dunn Jr., 16 vjeç, dhe Reginald Thomas, 20, vdiqën në vendin e ngjarjes. Arma e zjarrit goditi gjithashtu një bebe 18-muajsh, Ja’Tyri Brown, i cili më vonë vdiq në një spital, thuhej në një raport.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.