Nëna në Gjermani vret foshnjën dhe e fsheh në frigorifer NULL NULL 24.06.2025 19:21 24.06.2025 19:21 Një grua në Gjermani me prejardhje polake dyshohet se e vrau foshnjën e saj dhe e fshehu trupin në frigoriferin e shtëpisë së saj. Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, 35 vjeçarja nga Hesse vrau vajzën e vogël menjëherë pas lindjes me një goditje në kokë. Ndërkaq, bëhet e ditur se foshnja ishte “plotësisht e zhvilluar dhe e shëndetshme”. Foshnja vdiq si pasojë e lëndimeve të rënda, duke pësuar një dëmtim traumatik të trurit me fraktura të kockave dhe një hemorragji cerebrale – me sa duket si rezultat goditjes. Shtëpia ku u gjet foshnja e vdekur në frigorifer ndodhet në një zonë të qetë banimi E dyshuara Për të mbuluar krimin, nëna dyshohet se e mbështolli foshnjën e vdekur me një batanije dhe e vendosi në një qese pazari. Më pas dyshohet se e vendosi trupin në frigoriferin e shtëpisë së saj. Pothuajse katër muaj pas zbulimit, zyra e prokurorit publik të Fuldës ka ngritur akuza kundër nënës së foshnjës. Sipas zyrës së prokurorit publik, krimi ndodhi “në një kohë të paspecifikuar midis janarit 2022 dhe prillit 2024” në apartamentin e të dyshuarës në Bad Hersfeld. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.