Lajmet e fundit

Një nënë 29-vjeçare në Florida po përballet me katër akuza për neglizhencë ndaj fëmijëve, pasi dyshohet se la katër fëmijët e saj, përfshirë një foshnjë dymuajshe, të vetëm në shtëpi për të shkuar në një udhëtim treditor drejt Bahamas.
Nathalie Belizaire u arrestua të hënën nga autoritetet amerikane, ndërkaq gjatë seancës gjyqësore të së martës, gjykatësja e qarkut Miami-Dade, Mindy Glazer, e kritikoi ashpër rastin.

“Si mund ta bësh këtë?”, tha Glazer gjatë seancës, duke shtuar se ishte fat që fëmijëve nuk u kishte ndodhur diçka edhe më e rëndë.
Sipas policisë, katër fëmijët u gjetën të shtunën dhe pamjet e kamerave të trupit të policisë tregojnë fëmijët duke dalë nga një banjë ku ishin fshehur, raporton FoxNews, transmeton Klankosova.tv.
Babai i tyre, Lether Bazile u tha policëve se Belizaire i kishte thënë se fëmijët do të qëndronin nën kujdesin e stërgjyshes së tyre.

Sipas dëshmisë së tij, ai kuptoi se diçka nuk ishte në rregull pasi pa një postim të Belizaire në ËhatsApp, ku dukej një biletë e “Carnival Cruise Line”.