Nëna i raporton si të zhdukur, të miturit i gjen policia në Prishtinë me veturë të vjedhur (VIDEO) NULL NULL 28.03.2022 18:40 28.03.2022 18:40 Një grua në Prizren ka raportuar të shtunën në polici se tre djemtë e saj të mitur kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk di gjë për vendndodhjen e tyre. Lidhur me këtë, sot në emisionin Infoklania në radion Klan Kosova FM është intervistuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të miturit janë gjetur në Prishtinë. “Pas një pune hetimore, është arritur të identifikohet vendndodhja e tyre, të cilët janë gjetur në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë, pastaj të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe janë intervistuar në praninë e prindit që e ka raportuar rastin”. “Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë mjaft e mirë, mirëpo gjatë intervistimit, ata kanë deklaruar se ditën kur i ka raportuar prindi si persona të zhdukur, të njëjtit kanë kryer një vepër penale, pra e kanë vjedhur një veturë dhe me të kanë udhëtuar për në Prishtinë”. Gashi po ashtu sqaroi se rasti i veturës është i raportuar si rast vjedhjeje në stacionin policor në Prizren. Të miturit, pas kësaj, janë kthyer në shtëpi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 3 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë