Nëna e katër djemve të vrarë në Masakrën e Qirezit varroset pranë tyre (VIDEO) NULL NULL 18.02.2020 20:25 18.02.2020 20:25 Pak ditë pa u bërë 22 vjet që iu vranë të katër djemtë ndërroi jetë edhe nëna e tyre Abide Sejdiu. Për gjithë këtë kohë 87 vjeçarja dhimbjen për vrasjen e të bijve në Masakrën e Qirezit më 28 shkurt 1998 e mbajti brenda. Ata që e njohën do ta mbajnë në mend si një grua të fortë. Nënës së dëshmorëve sot iu plotësua dëshira që të varroset pranë të bijve. Kronikë e zgjeruar nga Arbëresha Fazliu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 10 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë