Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen NULL NULL 03.08.2025 15:17 03.08.2025 15:17 Hashim Thaçi me nënën e tij Nëna Hyrë, e ëma e ish-presidentit Hashim Thaçit, feston sot ditëlindjen e 88-të. Ani pse djalin e saj e ka larg në këtë ditë të veçantë për të, urimet ndaj nënës Hyrë nuk i kursyen bashkëpartiakët e tij. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar nënën Hyrë në ditëlindjen e saj, duke thënë se ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri. “Nëna e liderit tonë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Nëna Hyrë e ka sot ditëlindjen. Ajo po e feston edhe një ditëlindje në gjirin familjar pa birin e saj i cili ndodhet në betejën e fundit për Kosovën, në mbrojtje të drejtës tonë për liri. Qofsh shekullore Nëna Hyrë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.