14:39, 1 Shkurt 2019

Kur një ekip kërkimor anglo-bullgar, lokalizoi vendndodhjen e një anije tregtare të lashtë greke në brigjet bullgare, vuri re se mungesa e oksigjenit, e kishte ruajtur anijen pothuajse të paprekur për më shumë se 2 mijë e 400 vjet.

Kjo anije e mbytur, është një nga rreth 60 reliket, duke përfshirë anijet tregtare të epokës romake, që ekipi ka zbuluar gjatë misionit të tij 3-vjeçar në thellësitë e Detit të Zi, duke përdorur sonare dhe robotë që lundrojnë në thellësi të mëdha, shkruan bota.al.