Neil Young iu këndon pulave të veta NULL NULL 21.05.2020 15:03 21.05.2020 15:03 Kantautori i famshëm kanadez, Neil Young, nuk po e lë keq me performance as në kohë pandemie. Ndonëse koncertet dhe turnetë e të gjithë artistëve janë anuluar, shumë muzikantë po gjejnë mënyra se si t’i argëtojnë fansat e tyre. Mirëpo, Young, pos fansave po i argëton edhe pulat e fermës së tij, në të cilën po qëndron bashkë me gruan e tij, aktoren Daryl Hannah. Ai ua ka kënduar këngën “Homegrown”, e cila është pjesë e albumit me të njëjtin emër i cili ishte regjistruar më 1974 mirëpo do të publikohet sivjet pas 46 vjetësh. https://www.youtube.com/watch?v=4epYGZ3XeN0 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024