Negociatat LDK-VV, Arton Demhasaj: Qysh në fillim po zhvillohej ajo 'loja e shtrigave' - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Negociatat LDK-VV, Arton Demhasaj: Qysh në fillim po zhvillohej ajo ‘loja e shtrigave’

NULL NULL
16/01/2020

Arton Demhasaj nga Çohu, ka thënë se Vetëvendosje e godet rëndë në disa raste Lidhjen Demokratike, referuar letrës së fundit të dërguar.

Ai thotë se të dyja palët ishin në një situatë jo të zakonshme, kur as LDK nuk kishte besuar se VV kishte emrin, dhe as kjo e fundit nuk besonte se do të merrte votat nga subjekti me të cilin po negocion për koalicion të mundshëm, njofton Klan Kosova.

”Ka qenë situate që VV nuk e ka besu që LDK do t’ua votojë Kryetarin e Kuvendit, e LDK nuk e ka besuar që VV do ta bënte Gluak Konjufcën Kryetar”.

”Letra në një mënyrë e godet në dy tre vende LDK-në. Sidomos tek pjesa ku thotë se nuk jemi monark”.

”Njëkohësisht thotë se ‘’unë nuk e tërheqi vendimin per Kryetarin e Kuvendit’’.

Demhasaj në Zonën e Debatit deklaroi se qysh në fillim të bisedimeve mes LDK-së e VV-së, po zhvillohej një lojë, njofton Klan Kosova.

”Në një pauses tjetër aty jep mundësi për një marrëveshje. Në disa vende e godet, por në disa e fton në takim për të bërë marrëveshje. Në tendencat e koalicionit parazgjedhor VV ka shkuar me një plan”.

”Qysh në start ka qenë ajo ”loja e shtrigave”.