Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nedim Bajrami para ndeshjes me Spanjën: Na duhet një fitore, duhet të fokusohemi te kualitetet tona

NULL NULL
22.06.2024 14:17

Të hënën me fillim nga ora 21:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në kuadër të grupit B ndaj Spanjës.

Para ndeshjes, për në konferencë për media ka folur Nedim Bajrami, i cili tha se Kombëtares shqiptare i duhet një fitore dhe duhet ta bëjnë maksimumin.

“E dimë të gjithë që Spanja është një skuadër jo shumë e fortë por edhe favorit për ta fituar Evropianin, kështu që duhet të përgatitur mirë për ndeshjen”, tha Bajrami.

Ai tutje shtoi se nuk ka rëndësi me cilin ekip hynë Spanja, ata duhet të fokusohen tek kualiteti i tyre.

“Me Italinë e filluam shumë mirë edhe ne se pritëm që të fillojmë ashtu, por pastaj Itali shënoi dy gola. Po futbolli është kështu dhe me Kroacinë e bëmë një ndeshje të bukur, e pamë që jemi aty. Dhe tani me Spanjën kanë të gjithë lojtarët kualitet, por s’ka rëndësi të gjithë lojtarët kanë kualitet, duhet të fokusohemi te kualitetet tona”, tha Bajrami, transmeton Klankosova.tv

Shqipëria qëndron në vendin e tretë në tabelën e grupit B, me një pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.