Nedim Bajrami ia theu rekordin, Kirichenko: Nuk e prisja se do ta bënte Shqipëria NULL NULL 17.06.2024 17:12 17.06.2024 17:12 Nedim Bajrami ia theu rekordin, Kirichenko: Nuk e prisja se do ta bënte Shqipëria Futbollisti i Shqipërisë Nedim Bajrami, e ka thyer rekordin e golit më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian deri më tani. Ai realizoi kundër Italisë qysh në sekondën e 23-të. E për këtë ka folur Dmitry Kirichenko, i cili deri më tani e kishte mbajtur këtë rekord. Kirichenko para 20 vjetësh, në Kampionatin Evropian në vitin 2004 kishte realizuar pas 67 sekondash kundër Greqisë. E për golin e Bajramit, rusi u shpreh i befasuar. Ai tha se “nuk kishte pritur që këtë do ta bënte një futbollist shqiptar”. “E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime”, tha ai në intervistën e publikuar në disa media shqiptare transmeton Klankosova.tv Ndeshjen e parë të “EURO 2024”, “kuqezinjtë” humbën me rezultat 2:1 kundër Italisë. Lojën e radhës, skuadra e Sylvinhos do ta ketë kundër Kroacisë më 19 qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.