Nebi Qena - gazetar dhe producent i lartë i Associated Press në Jerusalem

Nebi Qena – gazetar dhe producent i lartë i Associated Press në Jerusalem

NULL NULL
7 months më parë

Si pasojë e sulmeve në Gaza, është qëlluar me raketë edhe ndërtesa ku gjendeshin zyrat e mediumit Associated Press dhe Al Jazeera.

Gazetari kosovar, Nebi Qena, është producent i lartë i AP-së për Izrael dhe Palestinë.

Ai e filloi karrierën si gazetar në të përditshmen e Kosovës, Koha Ditore, më 1997 për të cilën raportoi gjatë luftës në Kosovë.

Ishte drejtor i lajmeve dhe çështjeve aktuale në transmetuesin publik të Kosovës ku gjithashtu ishte drejtues i një emisioni për çështje aktuale.

U bashkua me Associated Press si korrespondent shumë-disiplinor më 2007 fillimisht në Kosovë dhe më pas përfshiu lajmet e fundit në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe në Siri.

Aktualisht është producent i lartë i AP në Jerusalem, i ngarkuar me operacionet televizive të agjencive në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Associated Press reagon pas sulmit: Jemi të tronditur dhe të tmerruar

klankosova.tv