Në zonën 100 km/h voziti 263 km/h, dënohet me 300 euro dhe i konfiskohet patentë-shoferi NULL NULL 28.02.2024 16:45 28.02.2024 16:45 Shoferi vozit 263 km/h në zonën 100 km/h Është identifikuar nga policia një person i cili më 8 shkurt, kishte vozitur 263 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h. Ai është gjobitur me 300 euro, e po ashtu i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj. Në njoftimin e policisë thuhet se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka ndërmarr masat e duhura operative dhe hetimore. Gjithashtu këtij vozitësi i janë hequr edhe tre pikë nga patenti. I dyshuari shpejtësinë e kishte zhvilluar në fshatin Mleqan të Malishevës, me veturën e tij BMW. “Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin 30 minuta më parë
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 1 orë më parë