16:32, 14 Mars 2019

Në Zelandën e Re shumë qytetarë kanë telefonuar policinë, për të adresuar shqetësimet e tyre për problemet me facebookun.

Gjigandi i rrjeteve sociale me themelues Mark Zuckenbergun, pati probleme gjatë ditës së djeshme për shkak se kishte rënë nga funksioni.

Oficerët e policisë bënë thirrje që të mos e thirrin numrin e emergjencës.

Në mesazhin e organeve të rendit thuhet:

“ Ne e dijmë që rrjetet sociale facebook dhe instagram nuk janë duke funksionuar, për këtë problem edhe ne nuk mund të bëjmë gjë”.

Kjo u përcoll edhe në një nga emisionet e mëngjesit nga prezantuesja Natalie Barr.

Prezantuesja iu drejtua teleshikuesve duke iu thënë:

“ Po ju paralajmërojmë që pë shqetësime të tilla të mos i drejtoheni policisë, mos e thirrni numrin e emergjencës : 000”, shkruan dailymail, përcjellë Klan Kosova.

Ndërkaq facebook, nëpërmjet Twitterit, njoftuan se janë duke bërë gjithçka që ky problem të rregullohet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë