Në Viti sistemohen 9 familje nga Kumanova - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Viti sistemohen 9 familje nga Kumanova

NULL NULL
12/05/2015
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Vitisë janë të vendosura 9 familje me 57 anëtarë, nga rrethi i Kumanovës.
Është mbajtur të martën mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi në të cilën është diskutuar për Çështjen e sigurisë në komunën e Vitisë, për ardhjen e refugjatëve nga Maqedonia në disa fshatra, për dëmet e vërshimeve të sivjetme, si dhe disa pika të tjera me rëndësi.
Duke folur për gjendjen e sigurisë sidomos pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Vitisë janë të vendosura 9 familje me 57 anëtarë.

Haliti ka themeluar edhe këshillin për përkujdesjen e refugjatëve që kërkojnë strehim në komunën e Vitisë, i cili këshillë përbëhet nga institucionet, organizatat dhe shoqatat jo qeveritare.

“Dy ditëve të fundit kemi vizituar familjet e zhvendosura nga Maqedonia që aktualisht po qëndrojnë në disa fshatra të komunës sonë dhe nga ajo që kam parë nga afër se situata nuk është e lakmueshme për shkak të kushteve jo të mira të strehimit” ka thënë Haliti.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në mesin e të zhvendosurve ka edhe nxënës të cilëve u ka mundësuar që të ndjekin mësimet në shkollat e atyre lokaliteteve ku janë të vendosur momentalisht.